@auto_servis_kambiomatik: Kambio Hibride është një kambio automatike kompakte me një motor elektrik të tensionit të lartë te integruar në fund te kambios për automjetet hibride plug-in. Kjo kambio ka vetëm katër marshe mekanike, dhe motori elektrik hyn në punë vetëm në marshin e parë dhe të dytë dhe në indietro. Një gjenerator startues siguron sinkronizimin dhe ndez motorin me djegie të brendshme. Falë kontrollit inteligjent të motorit elektrik, kambio arrin të njëjtin nivel komforti në drejtim me një kambio automatike klasike me gjashtë marshe. Nga anët pozitive të kesaj kambio është konsumi i ulët i karburantit.