@shekiuseini: KUR TAKOHEN DY ZEMRA TË LËNDUARA?! Ndonjëherë takohen dy njerëz, zemrat e të cilëve janë lënduar thellë në marrëdhëniet e mëparshme. Të dy kanë përjetuar vuajtje dhe dhimbje në të kaluarën, dhimbje që ka lënë gjurmë të thella. Këto janë dy zemra që kanë dhënë shumë dhe s`kanë marrë asgjë, madje as që janë kuptuar ndonjëherë nga të tjerët. Mirëpo tani në këtë takim ata gjejnë diçka të papritur, një shans të dytë, një mundësi për shërim të zemrave të lënduara, të plagëve të vjetra akoma të pashëruara. Këta dy shpirtra e kuptojnë njëri-tjetrin në një nivel më të thellë, në qetësi dhe në zhurmë, dhe kanë shumë gjërat ë përbashkëta: - ata njohin dhimbjen e braktisjes, - kanë perjetuar ndjenjën e zhgënjimit, - e ndjejnë akoma barrën e premtimeve të paplotësuara, - kanë ende plagë të rënda nga refuzimi, - kanë kuptuar tanimë sesa shumë e kanë dëmtuar veten për tjetrin, - ende ka gjurmë nga ndjenja e të qenurit e (i) pamjaftueshëm/e ashtu siç je, - Kanë kaluar shumë kohë me njerëz mosmirënjohës, - Nuk i kanë harruar akoma betejat e vështira që kanë pasur në mes zemrës dhe mendjes, e tj, etj. Megjithate, e kaluara e tyre e përbashkët përmban gjithashtu fuqinë për të krijuar diçka të re, diçka të vërtetë dhe të fortë në vazhdim. Në këtë marrëdhënie të re ata gjejnë ngushëllim dhe mirëkuptim që u mungonte në marrëdhëniet e tyre të mëparshme. Ata komunikojnë gjatë tërë kohës pa thënë asnjë fjalë! Tani mëson dhe bindesh se dashuria nuk duhet të nënkuptojë gjithmonë dhimbje, ajo gjithashtu mund të sjellë shërim dhe gëzim. Ndonjëherë jeta na çon përmes dhimbjes për të na çuar drejt dashurisë së vërtetë. Dy zemra të lënduara mund të rriten së bashku dhe të bëhen më të forta se kurrë më parë. Dashuria do të shërojë jo vetëm zemrat e lënduara, por edhe tërë botën. #shekiuseini #akademiaeqetësisë #meditim #meditimshqip #meditation #fyp #fy #fyppppppppppppppppppppppp #fypage #viral #virale #kosovo #albania #macedonia🇲🇰 #tiktokshqip #shqip #shqiperi #maqedonia #kosova

Sheki Useini
Sheki Useini
Open In TikTok:
Region: XK
Wednesday 12 June 2024 12:20:45 GMT
1942
66
2
15

Music

Download

Comments

gentiana808
Anna03/10/2023 :
Te knaqet shpirti kur te degjon ty
2025-01-14 07:32:25
1
user94123903393630
user94123903393630 :
👏👏👏
2024-07-19 07:18:57
1
To see more videos from user @shekiuseini, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About