@valapupovci.dietologe: 🥥Tërshërë e pjekur🥥 6 lugë të mëdhaja tërshërë (mund t'i bluani paraprakisht në blender nëse doni një teksturë më të njëtrajtshme) 1/2 banane e shtypur 1 lugë e mesme pluhur për pjekje 1 lugë e madhe gjalpë kikirikash 1 lugë e madhe mjaltë 2 lugë kos i kulluar apo kos grek (unë e kam përdorë një kos me shije kokosi) 1/3 e gotës (90ml) qumësht 1. Përzihen mirë dhe shtohen në një enë për pjekje 2. Piqet në 180 gradë Celcius për 20 minuta. 3. Pëmbi i shtohet edhe 1 lugë kos dhe kokos pluhur.