@baliskitchen: Pasul me Mish i cili bëhet si Kajmak !! Nuk besoj se ka njeri që nuk e pëlqen Pasulin disa e dojmë me lëng e disa në furrë por sot zgjodha ta sjellë mënyrën më të vjetër të Pasulit me mish !! Ju me çfar emri e njifni pasi në shumë vende thiret ndryshe !!! Fillimisht merni 400 gr fasule dhe pastroni nga lëvoret Unë sot po përdor një nga llojet e fasuleve më të mira dhe ju sugjeroj ta provoni edhe ju @ducatodimantova Pasi e pastroni mirë e shtoni në tenxhere dhe shtoni 400 gr mish viçi dhe përsëri pastrone me ujë disa herë derisa uji të mbetet i kulluar !! Vazhdojm me zierje në zjarr mesatar për 2 orë ndërkohë duke i shtuar ujë nëse ka nevojë !! Pasi sigurohemi se kokra e fasules është zier e bëjmë gati fërgesën !! 100 gram gjalp e shkrijmë dhe aty shtojm 1 qepë e fërgojm për disa minuta dhe pastaj shtojm 1 lugë gjelle miell fërgojm vetëm edhe 1 minut shtojm 2 lugë të mesme piper të kuq dhe e shtojm fërgesën te fasulet !! Shtojm kripë dhe vazhdojm e ziejm edhe 10-15 min tjera !! Nëse e provoni ju bëftë mirë !! #pasul #bean #albanianrecipes #homemade #tradicionalrecipes #cooking #baliskitchen #fyp