@gatimetejetes: Mirdita 😍 Kjo recetë për japrak me lakër del e mrekullueshme,shija e thartë e limonit,kombinohet përfekt me ëmbëlsinë që ka lakra. Provojeni e sdo i ndaheni më 😋👌🏼 Unë e përgatita me verza,një lloj lakre kaçurrelse,por mund ta bëni dhe me laker te bardhë. Lexoni dhe recetën më poshtë,se në video tu e shpjegu desh na u mor fryma 🤣. Drekë të mirë 🥰 Gjethe lakre të mbushura,japrak/dollma/sarma me lakër (involtini di verza) në salcë limoni : 1 kokë lakre (verza ose e bardhë) 1 qepë 3-4 gjethe lakre ose “zemren” e lakres 300 gr mish i grirë 2 filxhan kafe me oriz(arborio ose i thjesht) 2-3 lugë salcë 2 gota me ujë,nga uji që ziejmë lakren Kripë Piper Spec djegës Lëkurën e 1 limoni Vaj ulliri Për salcën : Lëngun e 1 limoni 1 lugë gjelle me miell 2 lugë gjelle me vaj ulliri 1 gotë nga lëngu ku ziejmë lakren ose ujë Piper Kripë Në fillim pastrojmë lakren nga gjethet e para,i largojmë kercellin (pjesën e fortë) e lajm mirë. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë,pasi të marrë valë hedhim lakren brenda dhe e lëmë të ziejë per 5-6 minuta,derisa shohim që kan filluar të ndahen gjethet. E largojmë nga uji dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Ndërkohë përgatisim mbushjen,në një tigan hedhim vaj ulliri ( do shumë vaj),kaverdisim qepën e grirë imët derisa të marrë ngjyrë të artë, shtojmë lakren e grirë në fije të holla. Kaverdisim për 5 minuta,shtojmë mishin e grirë, derisa të ndryshojë ngjyrë e të avulloje lëngun e ti,pastaj shtojmë orizin,salcën,lëkurën e limonit të grirë në rende,rregullojmë me kripë,piper e pak spec djegës (nqs e preferoni). Përziejmë mirë për 2-3 minuta dhe fikim zjarrin. Marrim lakren dhe me kujdes e ndajmë fletë - fletë,në cdo fletë hedhim nga mbushja që përgatitëm. Palosim dy anët dhe pastaj e rrotullojme nga “bishti” tek “koka”,që të formojmë japrakët (shikoni videon ). I rreshtojmë në tepsi të lyer me vaj ulliri,i hedhim 2 gota nga uji që kemi zier lakren,të cilit më parë i hedhim pak kripë dhe pak vaj ulliri. E mbulojmë tepsin me letër alumini dhe pjekim në 180-200 gradë,detisa të jenë gati,për rreth një orë. Sapo japraket të jenë gati,pergatisim salcen e limonit. Në një enë të thellë hedhim ujin ku ziem lakren,lëngun e limonit,kripë,vaj ulliri,salcën,miellin,pak piper të zi,përziejmë mirë që mos mbesin kokrriza të miellit. Nxjerrim lakrat nga furra,shtojmë siper salcen e pergatitur me limon dhe i fusim përsëri në furrë të ngrohur në 200-230 gradë derisa të marrin ngjyrën e duhur të pjekjes e salca të trashet(diku të 10-15 minuta). Tava duhet të mbesë më pak lëng,jo e thatë. #kuzhinierja_e_vjeter #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albania #🇦🇱 #🇦🇱🇽🇰 #shqiperia #gatimetejetes #laker
Kuzhinierja_e_vjeter
Region: IT
Wednesday 26 February 2025 12:52:24 GMT
Music
Download
Comments
noname :
Sarma u thojna oj zuoje e jo gjethe lakne😏
2025-02-27 16:42:35
0
iiiiilll123 :
te lumshi durt. e ju befshin mir
2025-02-27 16:01:49
1
user1820595120547 :
pershendetje qat langun se e qite per mu zij çka I qite vetem uje apo çka faleminderit
2025-02-27 09:54:04
0
💸💸💸💸 :
te lumshin durt
2025-02-26 20:52:03
1
123456789 :
Ama për sarme nuk përzhitet mishin ma shishme bahet pa përzhitbmishin
2025-02-26 18:40:15
1
hdjshshhs :
Te lumshin duar 👏mos i hidhe mjell se i humbet shijen
2025-02-27 09:35:17
0
Frani_Mirditor :
Pash nerin boll ma, se na qmene me ato ushqim👌🙏
2025-02-26 18:31:23
0
selsel :
sarme i themi ne nga kukesi
2025-02-27 21:41:08
0
To see more videos from user @gatimetejetes, please go to the Tikwm
homepage.