@joq: Banorët e lagjes së re në Kavajë kanë ngritur një ankesë për mungesë higjiene pranë pallateve të bashkisë. Dy gropa janë mbushur me mbeturina dhe ujë të ndenjur, duke krijuar erë të rëndë dhe kushte të papërballueshme jetese për banorët. Ata kërkojnë që bashkia, n ën drejtimin e Fisnik Qoses, të ndërhyjë menjëherë për pastrimin e zonës, pasi situata rrezikon edhe përhapjen e sëmundjeve. Një banor shkruan: Përshëndetje JOQ. Kemi gjithë verën që po qelbemi nga këto gropa me ujë dhe plehra tek pallatet e Bashkisë Kavajë te Lagjja e Re. As nuk duan t’ia dinë që të vijnë t’i mbyllin të patën, ose t’i pastrojnë! Na mbytën mizat dhe era e keqe. Nuk mund të hapim as dritaret. Ju lutem t’i publikoni ndoshta bëhet diçka.