@kuzhina.e.arbreshes: ✨ Speca Turshi – Receta nga vjerra ime ✨ Turshi e lehtë, me pak përbërës por me shije të mrekullueshme! 🌶️🥕 Përbërësit: • 1 kg speca • 1 lugë çaji veget (në secilin spec) • 3-4 karrota Për ujin: • 1.5 L ujë • 2 lugë gjelle kripë e trashë • 3 lugë sheqer • 1 filxhan uthull e bardhë (9%) Përgatitja: 1️⃣ Lajmë e pastrojmë specat nga bishtat dhe farat. 2️⃣ Në secilin spec vendosim nga 1 lugë çaji veget (ose gjysmë luge nëse janë të vegjël). 3️⃣ I rendisim në kavanoz, sipër shtojmë karrotat (ose pa karrota sipas dëshirës). 4️⃣ Përgatisim ujin: në tenxhere hedhim ujë, kripë, sheqer dhe uthull. Përziejmë derisa të tretet kripa, e lëmë të vlojë. 5️⃣ Ujin e nxehtë e hedhim mbi specat në kavanoz, i mbyllim mirë. 6️⃣ I ruajmë në vend të freskët e të errët ose frigorifer. 👉 Gati për konsum pas 2 javësh, por mbahen deri në 1 vit! Video e plotne youtube KUZHINA E ARBRESHES linku ne BIO !! #RecetaShqiptare #turshi #Receta #kuzhinaearbreshes #HomeCooking