@zeri_al: Që në orët e para të mëngjesit së sotëm, qytetarë nga e gjithë Italia dhe më gjerë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit mjeshtrit të madh të modës, Giorgio Armani. Kapela mortore është hapur zyrtarisht në orën 09:00 në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, por qindra njerëz kishin zënë vend që prej orës 07:00, në një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe respekt. Kapela do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër po ashtu, të dielën më 7 shtator, deri në orën 6 të pasdites. Dy hyrje janë organizuar: njëra për punonjësit e shtëpisë së famshme Armani, dhe tjetra për publikun e gjerë që ka ardhur të nderojë një prej figurave më të mëdha të stilit italian. Ndër të parët që kanë bërë homazhe për ikonën e stilit dhe modës, ishin kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, si dhe përfaqësues të botës së sportit si Gianni Petrucci dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina. #zeri #zeriai #zerimedia #giorgioarmani

ZËRI
ZËRI
Open In TikTok:
Region: AL
Saturday 06 September 2025 13:50:57 GMT
13580
212
0
4

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @zeri_al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About