@koki.surleofficial: Me respekt të thellë shpreh mirënjohjen time për vlerësimin e punës sime mbi dy dekada në fushën e muzikës. Ky vlerësim nga ana juaj, z. Kryetar Alban Hyseni më jep forcë dhe motivim të vazhdoj misionin tim artistik. Jam krenar që arrita të bëj një revolucion në muzikën tonë, duke e shëndërruar instrumentin tradicional në një formë moderne, gjithmonë duke ruajtur shpirtin dhe origjinalitetin e tij. Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë, por falë përkushtimit, dashurisë për kulturën tonë dhe përkrahjes së njerëzve të mirë, sot ky sukses është i gjallë dhe i pranuar. Ky vlerësim nga ju nuk është vetëm një nder për mua personalisht, por edhe një motivim i madh për gjeneratat e reja që duan të vazhdojnë rrugën e muzikës dhe të mbajnë gjallë trashëgiminë tonë kulturore. Faleminderit nga zemra, z. Kryetar Alban Hyseni, për respektin dhe vlerësimin tuaj. Me nderime KOKI SURLE #kokisurle #viral #zürich #swiss #schweiz
kokisurleofficial
Region: RS
Monday 22 September 2025 18:01:43 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @koki.surleofficial, please go to the Tikwm
homepage.