@durresilajm: Riparimi i defekteve në rrjetin e kanalizimeve, tubacioneve të ujit të pijshëm, linjave të internetit dhe atyre elektrike etj shpeshherë lind domosdoshmërinë e ndërhyrjeve në shtresat asfaltike të rrugës apo në trotuare. Dhe pasojat janë këto që shohim çdo ditë në rrugët kryesore dhe ato dytësore të Durrësit, si në lagjen nr.16, në lagjen nr.18 etj. Gropa të stërmëdha në anë të rrugëve apo trotuare, që qëndrojnë në këtë gjendje për muaj të tërë. Për qytetarët, ato janë një burim i vazhdueshëm aksidentesh. “Këtu kalojnë dhe furgonë, ose autobusë të mëdhenj dhe gurët mund të dalin nga rruga dhe të godasin jo vetëm makinat, se ato hekura janë, po godasin njerëzit. “Janë problem për shumë arsye. Problemi i parë është që prishet makina, bëhen burim aksidenti, sepse devijojnë makinat. Këtu ka ndodhur që na ka përfunduar makina në trotuar”. “I kanë hapur për të bërë kanalizimet dhe i kanë lënë.” “U bë një muaj e ca që se kanë mbyllur. Përbën shumë problem për aksidente”. Rikthimi i rrugës apo trotuareve në gjendjen e mëparshme është minimalja që duhet të bëhet në këto raste, por pikërisht këtu fillon pingpongu institucional, sepse Ndërmarrja e Ujësjellësit apo OSHEE si dhe Ndërmarrja Rruga ia hedhin topin njëra-tjetrës. Institucionet shtetërore kryejnë ndërhyrjet më të shpeshta në akset e qytetit dhe janë pikërisht ata dëmtuesit kryesorë të këtyre rrugëve. Në fund janë qytetarët ata që vuajnë pasojat dhe pavarësisht se paguajnë taksat për të marrë shërbime, ato i marrin të cunguara. Qytetarët kanë vetëm një apel. “Të marrë masa bashkia, se nuk ëhstë vetëm kjo gropë. Ka shumë të tilla nëpër lagje”. “Të rregullojnë rrugët, është gjëja kryesore. Të mos vdesin njerëzit”.
DurrësLajm
Region: AL
Tuesday 30 September 2025 13:08:45 GMT
Music
Download
Comments
callmebatmann1 :
Do bohet naj aksident tu ju ik makinat gropave dalin n krah t kundert
2025-09-30 13:22:36
0
👑 HERA 👑 :
gjera te zakonshme 🙄 ah medet per ne
2025-09-30 13:26:39
0
Lulja :
Oh zot sa here jane care qe u cafshin 400 copash te gjithe ata qe drejtuan dhe drejtojne kete vend zoti edhte i madh asgje sdo gezojne
2025-09-30 16:17:08
0
portretenedrru :
kam nje mendim💡keta skanë frike as nga protestat as nga nai gjo tjeter, a e provojme nje here i kapim i q*më ndoshta kuptojne kështu 😏
2025-09-30 13:39:47
3
Rosi :
Na kan car k si nuk punuan njiher sakt keta sa shtrojn nji rrug mbas njinjave e cajn shtrojn tuba
2025-09-30 15:12:57
0
To see more videos from user @durresilajm, please go to the Tikwm
homepage.