@baliskitchen: Revani me Sherbet – receta që nuk dështon kurrë ✨ Sherbeti 800 gr sheqer 1 litër ujë Ziejmë për 10 minuta nga momenti që fillon vlimi. Lëreni të bëhet i vakët (jo i ftohtë akull). 🍰 Brumi 10 vezë (temperaturë dhome) 10 lugë gjelle sheqer 10 lugë gjelle vaj 10 lugë gjelle miell Diamond Triple 000 10 gr pluhur për pjekje 1️⃣ Vezët dhe sheqerin i rrahim me mikser për 10 minuta derisa masa të bëhet e bardhë, e trashë dhe shumë e fryrë. 2️⃣ Shtojmë vajin dhe e përziejmë shkurt. 3️⃣ Ndalojmë mikserin. 4️⃣ Miellin e përziejmë me pluhurin për pjekje dhe e shtojmë gradualisht në brumë. 5️⃣ Përziejmë me tel kuzhine, me lëvizje nga poshtë lart, që të ruajmë ajrin në masë. 🔥 Pjekja Tepsi 40x30 cm 200°C për 30 minuta ⚠️ Mos e hap derën e furrës gjatë pjekjes! Edhe pasi ta fikësh furrën, lëre brenda edhe 10 minuta. 💛 Sekreti i lagies perfekte Revania duhet të jetë e vakët dhe sherbeti po ashtu i vakët. Hidhe gradualisht dhe lëre të thithë mirë. Pasi të ftohet plotësisht… prite dhe shijoje 😍 Nëse ta bëj një version ekstra të lagur si në ëmbëltore, ma shkruaj në komente: “DUA SUPER SHERBET!” 🍯👇 #fyp #baliskitchen