@sarandaweb: Protesta e gjimnazistëve të “Sulejman Delvina”, hidhet flakadan te Komisariati Policisë Delvinë Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre. Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull. Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin. Ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas është agravuar pasi nxënësit janë larguar nga mjediset e saj. Sipas dëshmive të nxënësve, prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe nxënësi i përfshirë është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor. Ata pretendojnë se kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, duke krijuar ndjenjë pasigurie mes nxënësve. Nxënësit shprehen se drejtoria e shkollës nuk ka qenë korrekte në trajtimin e rasteve të tilla, duke lejuar nxënësin që shkaktoi konfliktin të largohej nga shkolla që në orën e pestë, ndërkohë që procesi mësimor zhvillohet me gjashtë orë mësimi. Sipas tyre, toleranca dhe mungesa e masave parandaluese kanë krijuar një klimë të pasigurt brenda komunitetit shkollor. Ata kërkojnë që institucionet përkatëse të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë e nxënësve, duke theksuar se shpërfillja e situatave problematike nuk i zgjidh ato, por përkundrazi mund të çojë në pasoja edhe më të rënda. #delvine #delvina #policia #sigurianeshkolla #sarandaweb

sarandaweb
sarandaweb
Open In TikTok:
Region: AL
Friday 06 March 2026 14:09:41 GMT
10292
237
4
54

Music

Download

Comments

morena.sula
morena :
Ca bëni kurrë harinë një fëmijë të qëlloi në polic .pa mendo ku mundë të hari ai personë në shokët e tij.
2026-03-07 12:34:09
1
nikushehu
✌️ :
tymuesja nuk eshte molotov i nderuar as zjarr nuk ka ajo lloj tymueseje
2026-03-06 14:31:34
1
aldipashka
Ald i77777 :
👍👍👍👍👍👍
2026-03-06 19:56:55
0
iljaz.beqiri
Iljaz Beqiri :
kjo tregon qe akoma ka gjak trojani ne troj se na mbiten patronaxhistat
2026-03-06 15:07:43
0
To see more videos from user @sarandaweb, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About