@shkodra.live: Balluku: Nuk e kam penguar SPAK, jam e pafajshme / "E mbështes drejtësinë në hetimet e saj" Belinda Balluku në fjalimin e lamtumirës si Ministre e Infrastrukturës foli për herë të parë lidhur me akuzat ndaj duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin. Balluku e cila për momentin është tashmë vetëm deputete deklaroi se nuk e ka penguar drejtësinë asnjëherë siç është akuzuar nga opozita dhe se e mbështet drejtësinë në punën e saj të pavarur. Balluku këtë fjalim e mbajti gjatë kalimit të postit si Ministër i Infrastrukturës Enea Karakaçit.