@bukeekrip1: Revania me kokrra – receta e vjetër nga vjehrra ime e dashur. 🍯 ✨ Një ëmbëlsirë tradicionale që përgatitet me shumë pak përbërës, por me një shije perfekte. Këto kokrra të vogla të revaniës janë të buta, të ëmbla dhe thithin sherbetin perfekt. 🥣 Përbërësit 5 vezë 1 qese qumësht pluhur 1 fryrës për ëmbëlsira Miell (sa të bëhet brumi i fortë) Pak vaj për duart Për sherbetin: 800 g sheqer rreth 1 litër ujë 👩🍳 Përgatitja Në një tas rrihni mirë vezët. Shtoni qumështin pluhur dhe fryresin për ëmbëlsira dhe përziejini mirë. Filloni të shtoni miellin pak nga pak, derisa të formohet një brumë i fortë, siç duket në video. Lyeni duart me pak vaj dhe formoni toptha të vegjël. Vendosini në tepsi dhe piqini në 180°C derisa të marrin ngjyrë të artë. 🍯 Sherbeti Zieni 800 g sheqer me rreth 1 litër ujë. Sherbeti duhet të jetë i nxehtë, dhe edhe revania e nxehtë kur hidhet sipër. Hidhni sherbetin mbi revani dhe lëreni të thithë mirë. #gatimeshqiptare #Receta #foryou #viral #fyp