@ndriqimi_islam: Pasi të bëhet Kijameti dhe të vdes qdo Krijes, Allahu I Lartmadhëruar do ti ringjallë të gjithë. I Gjithfuqishmi thotë në Kuran: “Allahu pa asnjë dyshim do t’i ringjallë ata të varrezave (të vdekurit).” (El-Haxh: 7) Kurse në një Sure tjetër thotë: “A mendon njeriu, se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Gjithsesi, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe vijat e gishtave të tij!” (El-Kijame:3,4) Kurse I Dërguari I Allahut (salAllahu alejhi uesselem) në Hadithe autentike ka thënë: “Njerëzit do të mblidhen zbathur, lakuriq dhe të bërë synet në Ditën e Ringjalljes.” (Sahih el-Buhari dhe Sahih Muslim) “Dielli do t’u afrohet aq shumë njerëzve në Ditën e Ringjalljes saqë ata do të djersiten me shumicë në përputhje me veprat e tyre…” (Sahih Muslim) “Dhe Secili prej jush do të flasë me Allahun pa përkthyes…” (Sahih el-Buhari) “Dhe se Gjëja e parë për të cilën njeriu do të merret në llogari në Ditën e Ringjalljes është namazi.” Allahu do të gjykojë mes njerëzve në atë ditë me drejtësinë e Tij absolute dhe secili do ta marrë atë që e ka merituar në bazë të veprave të tij. #islami #fejaislame #islamishqip #muslimanet #muslimanetshqipetar