@ndriqimi_islam: Sabri është njëra prej gjërave më të rëndësishme në Islam. Allahu i lartmadhëruar në shumë vende në Kuran thotë se Allahu i do durimtarët; Allahu është me durimtarët e kështu me radhë. Në Hadithe autentike i Dërguari i Allahut (alejhisselam) ka thënë për sabrin kështu: “Sa e çuditshme është puna e besimtarit! Çdo gjë për të është mirë… nëse e godet ndonjë e keqe, ai bën sabër dhe kjo është mirë për të.” (Sahih Muslim) Gjithashtu thotë: “Askujt nuk i është dhënë një dhuratë më e mirë dhe më e gjerë se sabri.” (Sahih Buhari dhe Muslim) Dijetari i madh Ibn Tejmijje (rahimehullah) ka thënë: “Sabri për besimin është si koka për trupin. Nuk ka besim për atë që nuk ka sabër.” Kurse Ibnul Kajjimi e ka kategorizuar sabrin si vijon: Sabër në bindje ndaj Allahut Sabër ndaj mëkateve (duke u larguar prej tyre) Sabër në sprova” InAllahe juhibbussabiriin (Vërtetë Allahu i do durimtarët) #islami #fejaislame #islamishqip #muslimanet #muslimanetshqipetar