@tok_theuzz:

tok theuz
tok theuz
Open In TikTok:
Region: BR
Saturday 02 May 2026 17:26:50 GMT
3225
141
0
3

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @tok_theuzz, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Më falni, por ndonjëherë pyes veten nëse Edi Rama mendon vërtet se shqiptarët nuk e kuptojnë çfarë po ndodh. Gazetarja e CNN-it i bën një pyetje shumë të thjeshtë për mjedisin, për protestat dhe për shqetësimet e njerëzve. I tregon pamje nga terreni, i tregon protestuesit dhe e pyet për natyrën. Por në vend që të përgjigjet për këtë, ai fillon të flasë për “fake news”, për armiqtë e Shqipërisë, për konkurrencën, për investitorët, për arkitektët dhe për librin e tij “New Albania”. Po pyetja ku shkoi? Nëse nuk ka projekt, siç thotë ai, atëherë pse po punohet aty? Pse ka gardhe? Pse ka protesta? Pse ka hetime? Dhe pse flitet prej muajsh për këtë histori? Mbi të gjitha, pse nuk flitet për atë që i nxori njerëzit në rrugë? Ne e dimë që herët a vonë Shqipëria do të duhet t'i përputhë ligjet e saj me standardet europiane për mjedisin. Ne e dimë që Kapitulli 27 „Klima“ është pjesë e këtij procesi. Ne dijmë gjithashtu qe ju deri atehere do te duhet ta rishikoni ligjin 21/2024. Prandaj po zaptoni token tani qe dikur, kur ta ndryshoni ligjin, ky projekt te mos perfshihet ne te sipas motos „ kap çfarë te kapim“ Por ajo që duam të dëgjojmë është shpjegimi yt. Njerëzit nuk dolën për CNN-in dhe nuk dolën për Jared Kushner-in. Njerëzit dolën për Nartën, për Zvërnecin, për Sazanin dhe për natyrën shqiptare. Sa herë që bëhet kjo pyetje, përgjigjja është gjithmonë një histori tjetër, një temë tjetër, një debat tjetër. Jo, Edi Rama. “New Albania” nuk është libri që mban në dorë. “New Albania” janë të rinjtë që protestojnë paqësisht për natyrën e vendit të tyre. Prandaj pyetja ime mbetet e njëjtë si ditën e pare. Si u miratua Ligji 21/2024 dhe a është ai në përputhje me standardet europiane për mbrojtjen e natyrës? Përgjigju kësaj pyetjeje. Për gjithçka tjetër kemi dëgjuar mjaft.

About