@zhurmashqip: 6 Maj 1405. Sot mbushen 621 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Djali ma i vogël i Gjon Kastriotit, i marrë peng si fëmijë n'oborrin e sulltanit, i rritun n'shkollën e içogllanëve n'Edrenë. Atje mori emrin Iskender, gradën sanxhakbej, karrierë ushtarake n'Ballkan e n'Azi. Po kurrë s'e harroi tokën qi e lindi. N'1443, me 300 kalorës shqiptarë, u kthye n'Dibër. Populli e priti si çlirimtar. Me nji ferman t'rremë e mori Krujën, ngriti flamurin me shqiponjë dykrenare, e n'Mars 1444 themeloi Lidhjen e Lezhës, bashkimin e parë t'princërve shqiptarë. Për 25 vjet pa ndërprerje, me nji ushtri t'vogël, theu çdo fushatë osmane qi erdhi. Asnji betejë s'e humbi. Papa e quejti "Atlet i Krishtit." Mbreti i Napolit i dha tokë e kështjellë. Evropa e pa si digën e fundit kundër Perandorisë Osmane. Po ai s'luftonte për Evropën. Luftonte për Arbërinë. "Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta n'mesin tuaj." Vdiq n'17 Janar 1468 n'Lezhë. Pas vdekjes, shqiptarët e mbajtën lajmin t'fshehtë. Edhe kur u zbulue, turqit s'e besonin. N'çdo betejë frikësoheshin se do t'dilte papritun. E kur e gjetën varrin, morën eshtrat e tij si hajmali, tue besue se do t'u jepnin forcë n'luftë, ashtu si kur ai ishte gjallë. 621 vjet. E hija e tij ende ecën para nesh. #shqip #skanderbeg #gjergjkastrioti

zhurmashqip
zhurmashqip
Open In TikTok:
Region: DE
Wednesday 06 May 2026 12:00:14 GMT
8462
301
1
24

Music

Download

Comments

alfonsmiftari3
alfonsmiftari14 :
2026-07-06 23:17:11
1
To see more videos from user @zhurmashqip, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About