@cookingwithlove80: 🍲supe pule me perime🥣✨ plot vitamina dhe me nje shijeperfekte Shija e vërtetë e shtëpisë në çdo lugë.🍗🥕 E shendetshme e lehte dhe plot vitamina dhe po eshte nga ato Receta që nuk zhgënjen kurrë! Kush do një pjatë? 🙋♀️🌿ok bejini save e share ta kini👇 🛒 Përbërësit: 🍗 Gjoks pule (i zier paraprakisht) 🧅 1 qepë mesatare 🟢 1 kupë bizele 🥕 2 karrota (në rende) 🥡 2 lugë gjelle miell 🍜 1 filxhan kafeje fidhe 💧 Lëng pule ose ujë 🫒 Vaj ulliri & ereza sipas dëshirës 🌿 Majdanoz i freskët 🧈 Sekreti: 50g gjalpë me piper të kuq (për sipër) 👩🍳 Përgatitja: Baza: Fillojmë duke zverdhur qepën në vaj ulliri. Shtojmë bizelet dhe karrotat dhe i kaurdisim për 3-4 minuta. Lidhja: Shtojmë miellin dhe e trazojmë mirë për 3-4 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Zierja: Hedhim lëngun e pules (ose ujin) dhe e lëmë të ziejë derisa perimet të zbuten plotësisht. Finalizimi: Shtojmë pulën e copëtuar, erezat dhe fidhet. E mbulojmë me kapak për 5 minuta. Shija: Në fund, shtojmë lëng limoni, majdanoz të freskët dhe gjalpin e skuqur me piper të kuq për atë shijen "wow"! 🍋🔥 #albtok #albania #shqip #balkan #supa Si i preferoni supat be përgjithësi??