@harrybajraktari: E falënderoj Kongresmenin Keith Self për mbështetjen e tij të fuqishme për Kosovën dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO, si rruga më e sigurt për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Populli i Kosovës është me fat që ka miq si Kongresmeni Self në Kongresin amerikan — një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në Washington 🇺🇸🇽🇰 Në seancën e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Kongresmeni Self bëri thirrje për rritjen e presionit diplomatik ndaj shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu paralajmëroi për rritjen e ndikimit rus në Ballkan, ndërsa Kosovën e quajti një faktor vendimtar për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të rajonit. Po në këtë seancë, anëtarët e Komisionit mbështetën nismën për emërtimin e objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë me emrin e Kongresmenit Eliot Engel — mikut të madh të popullit shqiptar, i cili për dekada ishte një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kosova ka një mundësi historike. Me Amerikën në krah, anëtarësimi në NATO mund të arrihet. Dhe brenda pak muajsh, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë mund të mbajë emrin e Kongresmenit Eliot Engel. Udhëheqësit në Kosovë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment historik për ta çuar vendin përpara. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar 🇺🇸🇽🇰🇦🇱 #HarryBajraktari
harrybajraktari
Region: US
Wednesday 13 May 2026 22:14:49 GMT
Music
Download
Comments
ToniM :
2026-05-16 20:16:41
5
𐔑𐔟𐔏𐔀🇦🇱 IllyrianFighter :
Respect this Legend❤️
2026-05-22 03:32:18
1
Bardh Jetishi :
Respekt të veçantë për Kongresmenin Keith Self dhe për ju Z.Bajraktari!
2026-05-14 23:06:07
1
luli 007 🇦🇱 🇨🇦 :
faliminderit
2026-05-14 23:42:27
2
user235848275825 :
Respect
2026-05-15 11:47:41
1
Son of an Eagle :
God bless United States of America and United States of Albania, lands of the free and home of the brave. In God we trust and ancient we are.
2026-05-14 10:41:07
3
Liridoni :
Love how he says kosovar 🫡
2026-05-13 22:26:38
1
Benny G :
This guy is a legend 👌👌👌🙏🇺🇸🇦🇱
2026-05-15 11:58:06
0
meriusa :
🇽🇰🫶🏻🇦🇱🇺🇸
2026-05-14 16:32:15
1
Shala Dugaxhin :
🤝🤝🤝🤝
2026-05-28 04:21:39
0
12paroxysm89 :
👍👍👍👍👍
2026-05-24 05:07:20
0
x12 :
🇺🇸❤️🇦🇱🇽🇰
2026-07-05 07:52:59
0
pandzickaheadah :
@Albiona
2026-05-13 23:12:37
0
Baba :
👌👌👌
2026-05-14 09:01:48
0
Dumani :
💯
2026-05-13 22:57:06
0
samsungpeja329 :
❤️❤️❤️
2026-05-13 22:22:08
0
12paroxysm89 :
The United States does not need Germany to place the troops there, Kosovo is better place. Albanian love you the United States.
2026-05-24 05:09:28
0
To see more videos from user @harrybajraktari, please go to the Tikwm
homepage.