@euronews.al: Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në Karaburun, policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë pas raportimeve të pushuesve dhe një videoje të dërguar në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, teksa ai po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj.#fyp #foryou #euronewsalbania

euronews_al
euronews_al
Open In TikTok:
Region: AL
Sunday 31 May 2026 09:58:34 GMT
171178
852
2
40

Music

Download

Comments

nardi.durress
nardi.durress :
🤝🤝
2026-05-31 11:21:53
0
my_cat_003
my_cat_003 :
😂😂😂
2026-05-31 14:15:24
0
To see more videos from user @euronews.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About