@topchanneltvalbania: Në Tiranë po mbahet protesta e radhës e qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht para Ministrisë së Brendshme, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.