@joq: Reshjet e shiut të mbrëmjes së sotme kanë sjellë probleme në zonën e Nikelit, ku një pemë është rrëzuar duke bllokuar plotësisht një segment të rrugës. Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve po lëvizin me shumë kujdes. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në automjete. Pritet ndërhyrja e shërbimeve përkatëse për largimin e pemës dhe rikthimin e qarkullimit normal, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.