@dott.studimhysa: Ja si matet saktë tensioni arterial! 🩺 Shumë gabojnë te detajet e vogla, por këto janë rregullat që duhet të ndiqni për një matje të saktë: 🔹 Para matjes: • 5 minuta pushim i qetë. • Pa kafe, pa duhan dhe pa aktivitet fizik 30 minuta më parë. • Zbrazni fshikëzën. 🔹 Pozicioni: • Ulur, me shpinën të mbështetur dhe këmbët në tokë. • Krahu i relaksuar në nivelin e zemrës. 🔹 Gjatë matjes: • Mansheta në lëkurë (jo mbi rroba!) dhe e madhësisë së duhur. • Për të gjetur arterien brakiale: me dy gishta kërkoni në pjesën e brendshme të krahut ku ndjeni pulsin. • Mos flisni dhe mos lëvizni. 🔹 Këshilla të arta: • Bëni dy matje dhe llogaritni mesataren. • Mateni në të njëjtën orë çdo ditë. • Herën e parë, kontrolloni të dy krahët. • Përdorni aparat të certifikuar. Këto detaje ndryshojnë gjithçka. 🛑 Mos e lini pas dore saktësinë e shëndetit tuaj! @Medical Work SOS 👉 Ndiqe faqen për këshillën e radhës – javën tjetër do flasim për një gabim tjetër shumë të zakonshëm! #studimhysa #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍