@euronews.al: ‘Duart lart, duart lart’! Skenë filmash, arrestohet tmerri i grabitjeve të vilave luksoze në Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina e Errët”. Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga Aned Koli. 53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh. Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”. Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.#fypp #viral #euronewsalbania #viraltiktok #fyp #fy #videoviral

euronews_al
euronews_al
Open In TikTok:
Region: AL
Sunday 14 June 2026 16:02:17 GMT
809148
20873
145
10787

Music

Download

Comments

astritzela117
izolime :
@Zebervoki
2026-06-14 17:15:29
477
klei.777
kleii.k :
2026-06-14 16:26:05
561
gaming_madara_18
GS Mᴀᴅᴀʀᴀ :
Mos gjuj mos gjuj 😂😂😂
2026-08-05 19:45:46
1
sasaa12it
sasa :
2026-06-14 18:55:00
80
bubrrusja
bubrrusja :
2026-06-15 01:44:31
1
kobrakovaci7
Seld1 :
Hajde
2026-06-14 17:45:05
5
ejjqamet0
🖤 :
2026-06-14 16:54:12
2
gtbb337
GTBB :
2026-06-14 19:58:24
1
To see more videos from user @euronews.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About