@sofra__ime: 5 minuta përgatitje do ky byreku dhe bëhet për merak. Ruajeni dhe provojeni dhe do më kujtoni. ✍️ Përbërësit: Qepë të njoma (gjethe) Djathë i shkrirë Eka Bebe @ 100 gr djathë i bardhë Vaj ulliri Nenexhik 250 gr petë të gatshme 3 vezë 1 gotë qumësht Pak kripë 1 lugë çaji pluhur fryrës Pak gjalp sipas dëshirës ✍️ Përgatitja: Qepët e njoma i presim hollë dhe i përziejmë mirë me djathin e shkrirë, djathin e bardhë, nenexhikun dhe vajin. (Mund ta përgatisni edhe me spinaq) Nuk kam shtuar kripë se djathrat kanë mjaftueshëm Përziejmë mirë me lugë ose duar (si ta keni ju më lehtë) Petët i hapim në dy i lyejme me vaj vendosim nga mbushja dhe i mbledhim ne formë firzamonike si tregohet ne video. I vendosim në tavë. Për pjesën lartë përziejmë vezët me qumështin, kripën, vajin dhe pluhur fryrësin. E shtojmë mbi tavë. Pak gjalp sipas deshirës dhe pjekim në 200 gradë deri sa të jetë gati. Ruajeni këtë recetë sepse do ju duhet 🫶 #sofra__ime #cooking #viral #fyp