@joq: Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar që pretendon se gjatë qëndrimit në një apartament me qira në Vlorë ka vënë re një pajisje të dyshimtë të vendosur në mes të tavanit të dhomës. Sipas denoncuesit, kur ka pyetur pronarët për pajisjen në fjalë, i është thënë se bëhet fjalë për një detektor tymi. Megjithatë, qytetari e kundërshton këtë shpjegim dhe pretendon se pajisja duket qartë si kamerë monitorimi dhe jo si një aparat i zakonshëm për zbulimin e tymit. Ai shprehet se ka punuar më parë me sisteme sigurie dhe njeh mirë si detektorët e tymit ashtu edhe kamerat e vëzhgimit. Sipas tij, pajisja në fjalë i ngjan një kamere 360 gradë me mikrofon të integruar, e aftë të monitorojë të gjithë ambientin. Qytetari thotë se është larguar menjëherë nga ambienti pasi ka konstatuar pajisjen dhe më pas ka kontaktuar JOQ Albania. Sipas tij, rasti është referuar edhe pranë Policisë së Vlorës dhe pritet verifikimi nga autoritetet për të përcaktuar natyrën e pajisjes. Nëse pretendimet rezultojnë të vërteta, pyetja mbetet e thjeshtë: çfarë pune ka një kamerë e vendosur në mes të dhomës, përballë krevatit ku klientët flenë, ndërrohen dhe kalojnë momentet e tyre private? Dhe më e rëndësishmja, a janë njoftuar ndonjëherë pushuesit se po monitoroheshin?
JOQ Albania
Region: AL
Wednesday 17 June 2026 23:32:45 GMT
Music
Download
Comments
Helena e Trojes :
ne vlore dhe ne tualet ka kamera sa per info🤣🤣🤣
2026-06-18 00:37:10
251
Klaidi VlorË :
kjo esht shkeljene privacis dhe esht e denueshme me ligj
2026-06-18 05:01:58
292
summertimesadness0000 :
Denoncoje dhe ti mbyllet biznesi
2026-06-18 05:02:04
204
summerlck :
do me pa edhe miçua
2026-06-18 05:42:36
27
EAGLE EYES💥 :
po skanoje dhomen me program nga telefoni ta nxjer ku ka kamera
2026-06-18 14:44:32
3
Em1ly :
Prit kur te kuptoni qe kamerat mund te fshihen edhe në pasqyra
2026-06-18 06:05:41
17
Klea :
me ks ndodh dhe mua
2026-06-18 05:17:46
5
Shqip01 :
bleje i ngjites te zi veja anen e mann edhe u krye 😂😂😂
2026-06-18 03:12:09
3
👻 :
e ke n tgjith hotelet kte
2026-06-18 06:42:21
2
Gon .b :
e paligjshme!
mund të huaj gjobë të rëndë deri në mbyllje të biznesit
2026-06-18 04:43:52
22
Desilvjo Elezaj :
ajo esht per nxetesin sistem alarmi
2026-06-18 05:51:05
1
Bayern7 :
e vertet esht ajo
2026-06-18 00:08:09
1
Audia6-2.4 :
Te pakten e ka vene te dukshme seshte e fshehur
2026-06-18 06:51:00
7
dorianshingjergji :
ky pra eshte dixhitalizimi 👌👌😳😳😳, po kutoni ju se çeshte dixhitalizimi!!
2026-06-18 00:41:40
9
🇦🇱😇 MENTOR ~ TORRAJ 😇🇦🇱 :
Ajo është një kamer, duket shumë qartë.
Në Vlore çfarë nuk pret të degjosh.
2026-06-18 06:35:54
5
GM666 „“““ geni🇩🇪🇩🇪🇩🇪 :
Kjo është cenimi i i privatsis kaatastrof
2026-06-18 09:16:18
7
👻 :
asht kjo per those pi duhan nuk esht kamer
2026-06-18 06:42:05
0
MACOKU🔋 :
bib bradher vlora
2026-06-18 08:12:38
2
Alban Popesku :
ore kur degjoj Ca komente kamer ne dhome apo ne banjo ore jeni mire apo jo
2026-06-18 12:35:47
3
Eda Eda 89 :
duhet te besh denoncim nuk eshte e lejushme kamra brenda ne dhom
2026-06-18 06:08:07
4
B :
Ky duhet menjer te burgoset
2026-06-19 06:03:34
1
passionedonna :
Theja e denancoje
2026-06-18 07:28:47
2
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.