@open_news_albania: Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Himarë ka shmangur një ngjarje me pasoja të rënda në det, pasi një gomone po lëvizte me shpejtësi dhe jashtë kontrollit, pa asnjë person në bord. Alarmi u dha pasi mjeti lundrues u konstatua duke qarkulluar në mënyrë të rrezikshme në zonën e Kepi i Rigonit, përballë Plazhi i Llamanit, duke paraqitur rrezik serioz për mjetet e tjera lundruese dhe pushuesit. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i gomones, shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes së mjetit. Ai arriti të dilte në breg në gjirin e Llamanit, por kishte pësuar dëmtime në këmbë. 35-vjeçari u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. #opennewsal #opennewsalbania #llaman #lajmeteditës #lajmeshqip
Open News Albania
Region: AL
Saturday 20 June 2026 16:27:58 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @open_news_albania, please go to the Tikwm
homepage.