@yliii.yy: Para se të gjykosh heshtjen, kujto rrugën që e solli deri aty. Zemrat që falin pa fund.. lodhen duke mbajtur peshën e të tjerëve. Mirësia nuk është dobësi, durimi nuk është pafundësi. Edhe dielli perëndon çdo mbrëmje, jo sepse humbet dritën, por sepse çdo dritë ka nevojë të pushojë. Dhe kur një shpirt zgjedh qetësinë, mos e quaj të ftohtë. Ndoshta thjesht ka mësuar se edhe vetja meriton pak paqe.❤️🩹