@shkodra.live: "Gjuetia e paligjshme na shkatërroi" / Shoqata e gjuetarëve në Vau Dejës hedh 100 krerë rasat për fllanxën e fushës Gjuetia e paligjshme ka lulëzuar në këto 10 vite të moratoriumit, kjo sipas shoqatës së gjuetarëve të Vau Dejësit. Sipas gjuetarëve të shoqatës, pretendohet se gjatë natës vijon gjuetia e paligjshme, duke penalizuar pikërisht gjuetarët që respektojnë ligjin. Për të rritur numrin e shpendëve të zhdukur nga gjuetia e paligjshme, shoqata e gjuetarëve "Traditë dhe pasion" në Vau Dejës hodhi 100 krerë rast për fllanxë fushe për shumimin e saj. Gjuetarët e rregullt presin që sa më shpejt të jetë e mundur të futet në zbatim ligji i gjuetisë i cili është miratuar në Parlament në dhjetor të 2025.