@voxnews.al: Vajza e Tahir Sinanit, dëshmorit të luftës në Kosovë, ka reaguar ashpër pasi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e përfshiu atë në një listë me emra mercenarësh të UÇK me Dritan Goxhajn. Rugova Sinani shkruan se ky është një poshtërim i rëndë për babanë e saj, komandantin legjendar të UÇK-së. “Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çështjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim. TURP!!!! Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do jua thejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb. Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty! Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ja dinë vlerën luftës e gjakut të dëshmorëve. Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë!”, shkruan ajo në rrjetet sociale. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

VOX NEWS
VOX NEWS
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 24 June 2026 20:29:01 GMT
37870
911
2
26

Music

Download

Comments

iliria525
Iliria :
Jemi kêtu edhe për ty, për te verteten 🙏♥️
2026-06-24 21:28:21
26
To see more videos from user @voxnews.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About