@jr.service15: #รีวิวลูกกลิ้งใบพัดถังซักเครื่องซักผ้าซัมซุง

เจอาร์เซอร์วิส
เจอาร์เซอร์วิส
Open In TikTok:
Region: TH
Sunday 28 June 2026 16:48:08 GMT
120
6
0
0

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @jr.service15, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Studimet e Rachel Yehuda mbi familjet e të mbijetuarve të traumave të mëdha tregojnë se ndikimet mund të vërehen deri në 2–4 breza. Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është vetëm “gjenetika” ajo që luan rol; ndikim të madh kanë edhe heshtja familjare, mënyra e edukimit, frika e mësuar dhe mjedisi social. Disa studime sugjerojnë se edhe tek brezi i katërt ndikimet mund të jenë ende të pranishme, por më shpesh përmes kulturës familjare, historive të transmetuara dhe modeleve të sjelljes sesa vetëm përmes biologjisë. Pra, ndonjëherë ajo që quajmë ankth personal mund të jetë edhe historia emocionale e një familjeje, fisi dhe e një populli të tërë që vazhdon të jetojë brenda brezave. Urtësia e popullit tonë i ka nuhatur këto dukuri shumë përpara psikologjisë dhe shkencës. Të vjetrit shpesh thoshin: “S’ia sheh hajrin deri në shtatë breza.” Edhe pse nuk ishte një teori shkencore, kjo shprehje pasqyronte bindjen se plagët, veprimet dhe barrët e një brezi mund të lënë gjurmë tek brezat që vijnë pas. Sot, studimet mbi traumën ndërbrezore po eksplorojnë pikërisht këtë ide, jo si fat i pashmangshëm, por si ndikim që mund të transmetohet përmes përvojës, edukimit dhe historisë familjare. Ankthi, përpos që është edhe gjenetikisht i ndikuar, shpesh lidhet me histori familjare, kujtime kolektive dhe mënyrën se si një popull i tërë ka mësuar, në frikë të vazhdueshme, jo të jetojë, por të mbijetojë. Edhe 26 vite pas luftës në Kosovë, shumë njerëz vazhdojnë të mbajnë plagë që nuk shihen. Shpejt harruam se për ne si popull, lufta nuk përfundoi vetëm me heshtjen e armëve; ajo vazhdoi me dhimbje, humbje, zhvendosje, ndarje familjare dhe frikëra që nuk patëm kohë t’i ndjejmë e as t’i flasim, sepse ishim prapë në modusin e të mbijetuarit. Një pjesë e madhe e popullit shqiptar nga të gjitha rajonet shqipfolëse jeton në diasporë. Plagë që ende nuk po dimë me ia gjetë ilaçin. Familje të ndara për dekada, të rinj në kërkim të një jete më të mirë, gjyshër që rritën nipër e mbesa ndërsa prindërit punonin jashtë vendit. Përvoja të tilla mund të manifestojnë edhe ankthin e separacionit, frikën e thellë nga ndarja, humbja ose largimi i njerëzve të dashur. Tek disa kjo shfaqet si shqetësim i vazhdueshëm, nevojë për siguri të vazhdueshme ose frikë se diçka e keqe mund t’u ndodhë atyre që i duan. Në nënën Shqipëri ende ekziston trashëgimia e dekadave të regjimit komunist, ku frika, heshtja dhe mbijetesa shpesh ishin pjesë e jetës së përditshme. Për dekada njerëzit mësuan të mos flisnin lirshëm, të fshihnin emocionet dhe të përballonin dhimbjen në heshtje. Nga përvoja profesionale shoh se edhe brezat që nuk e kanë jetuar drejtpërdrejt regjimin komunist mbajnë gjurmë të tij përmes edukimit dhe heshtjes. Heshtje që ndonjëherë me klientët edhe ia dalim ta thyejmë me një furtunë emocionesh që edhe lotët nuk arrijnë gjithmonë ta përshkruajnë. Plagët shpirtërore dhe heshtja për to nuk mbeten gjithmonë në të kaluarën; ndonjëherë ato ndryshojnë formë dhe vazhdojnë të flasin përmes frikës, ankthit, depresionit dhe burnout-it. Po sikur të fillojmë ta thyejmë këtë rreth vicioz kolektivisht? Të mos heshtim më, sepse unë mendoj se mjaft kemi qenë krenarë për vlerën se sa të fortë jemi. Ne kemi evoluar shumë materialisht, por pa një shëndet të mirë mendor nuk na vlen asgjë. Ta thyejmë stigmën, nëse jo për veten tonë, atëherë për fëmijët tanë. Shqiptarët gjithmonë janë kujdesur për të tjerët dhe u kanë shërbyer të tjerëve. Tani është koha t’i kthehemi vetes sonë, sepse e meritojmë edhe ne të jetojmë dhe jo vetëm të mbijetojmë. Intervistën e plotë mund ta shihni në faqen time zyrtare në Youtube: @ShkendijePacolli

About