@tiranatodaynews: Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg Ish-boksieri Ilir Selmani është paraqitur këtë të mërkurë nën masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku ishte parashikuar të zhvillohej seanca për rigjykimin e çështjes së tij. Megjithatë, seanca u shty për një datë tjetër. Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Selmanin me 28 vite burg. Aktualisht, Ilir Selmani ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi i kanë përfunduar afatet ligjore të paraburgimit. Më herët, Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit dhe e ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ilir Selmani është shpallur fajtor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko konsiderohej krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2022. Rigjykimi në Apelin e GJKKO-së vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa SPAK këmbëngul që të mbetet në fuqi dënimi me 28 vite burg ndaj Selmanit.#fyp #news #tiranatodaynews

tiranatodaynews
tiranatodaynews
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 01 July 2026 17:43:38 GMT
39271
304
1
8

Music

Download

Comments

zamir.torino
Zamir Torino :
❤️❤️❤️
2026-07-01 21:52:32
1
To see more videos from user @tiranatodaynews, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About