@joq: Këto pamje vijnë nga protesta e zhvilluar para Kuvendit, ku situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas një denoncimi të një qytetari, është raportuar një incident ku një i ri dyshohet se është lënduar dhe është marrë nga një lokal pranë zonës së Kuvendit. Qytetari shkruan: “Mirdita JOQ! E morën nga lokali dhe e dhunuan djalin e gjakosën. Truprojet e Ulsi Manja kanë dhunuar protestues.”