@joq: Një video e publikuar nga gazetari Isa Myzyraj po ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si u paraqit publikisht lëndimi i një efektivi të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Në pamjet e para, shefi i forcave "Shqiponja" në Policinë e Tiranës, Joan Trungu, shfaqet i shtruar në spital, ku vizitohet nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në video dallohet qartë ora 16:48. Por vetëm 64 minuta më vonë, në orën 17:52, i njëjti efektiv shfaqet pranë Komisariatit Nr. 3, i veshur me uniformë dhe në krye të detyrës, duke drejtuar forcat "Shqiponja". Pamjet kanë ngritur menjëherë pikëpyetje në opinionin publik. Nëse dëmtimi ishte aq serioz sa të kërkonte shtrimin në spital dhe një vizitë zyrtare nga ministri i Brendshëm dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, si u rikthye në detyrë brenda vetëm 64 minutash? Nëse, nga ana tjetër, gjendja e tij i lejonte të ishte në krye të operacionit në vetëm një orë, atëherë lind natyrshëm pyetja: a u përdor paraqitja në spital për të krijuar një perceptim publik më dramatik mbi ngjarjet e protestës? Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë të ndryshëm kërkojnë sqarime mbi këtë kontrast të dukshëm mes pamjeve nga spitali dhe rikthimit pothuajse të menjëhershëm në terren. Deri në këto momente, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë një sqarim lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivit, natyrën e dëmtimit apo arsyen pse ai u rikthye në detyrë vetëm 64 minuta pas pamjeve të filmuara në spital. Këto mbeten pyetje që kërkojnë një përgjigje zyrtare.
JOQ Albania
Region: AL
Thursday 02 July 2026 18:15:08 GMT
Music
Download
Comments
Cipher :
Joan Trungu te qifsha trungun e familjes qe nga gjeneza
2026-07-02 23:20:59
123
Shiriti Kapitenit :
Here to push the algorithm ❤️
2026-07-02 18:39:44
181
Libra6767 :
Jashtqitje
2026-07-02 21:03:32
76
Landi Vogli :
T.Q.R
2026-07-02 20:56:38
35
alban fagu :
tqr
2026-07-03 11:40:50
5
Marigoen Baci :
T Q R per respekt
2026-07-03 03:13:56
18
Poli1234 :
O hale
2026-07-02 22:40:54
15
is009_05 :
T Q R
2026-07-03 13:51:18
1
user87 :
Tqr
2026-07-03 11:07:49
1
007 :
2026-07-02 18:51:00
5
Albi 77. :
2026-07-02 18:55:56
5
@Genti :
2026-07-02 22:03:12
2
giovi :
2026-07-02 19:17:09
3
User User1 :
2026-07-02 19:56:27
3
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.