@infolab24: Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe ta shmangin kalimin përmes Serbisë. Sezoni i pushimeve ka shtuar ndjeshëm numrin e mërgimtarëve drejt Kosovës që kalojnë nëpër Serbi. Para pak ditësh autoritetet serbe arrestuan Osmam Selmanin nën dyshimet e Serbisë për krime lufte të pretenduara në vitin 1999. Nga kjo pikë kufitare kalojnë dhjetëra mijëra bashkatdhetarë tanë, viteve të fundit janë shënuar edhe incidente të shumta, që kryesisht kanë të bëjë me kontrolla më të zgjatura dhe marrja në pyetje. Vetëm Brenda dy viteve të fundit janë raportuar edhe arrestime që kryesisht lidhen me akuza mbi thyerjen e rendit kushtetues të republikës së Serbisë. Për këtë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, ai thotë se duhet pasur kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon që mërgimtarët të përdorin rrugë alternative për ardhje në Kosovë. MPJD vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë, duke pasur parasysh rastet e përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe. Sipas MPJD përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, monitoron dhe trajton çdo rast të raportuar nga qytetarët ose familjarët e tyre dhe njoftuar vazhdimisht delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi. /RTK
InfoLab
Region: XK
Monday 06 July 2026 21:05:16 GMT
Music
Download
Comments
♡ :
pse?
2026-07-07 11:50:05
4
Jora thaqi🇽🇰💎 :
pse
2026-07-07 20:01:39
0
Majlinda 🫀🤍 kovaci :
Pse
2026-07-07 06:38:10
1
Anti establishment :
Pse
2026-07-07 06:08:19
2
Valentina❤️ :
2026-07-07 11:17:31
4
2026 Amigo :
As neper shqipri jo
2026-07-07 07:35:42
6
E🍒 :
rren esht
2026-07-07 12:19:22
4
🐅🐅🐅🐅🐅🐅 :
As na per kosov jo
2026-07-07 14:06:13
1
Diamant :
kur problem skom kurr
2026-07-07 15:16:47
1
username123 :
mie e ke
2026-07-07 12:15:12
0
TaurusFeme :
Per gjeth vit edhe ma zi 😞
2026-07-07 18:51:59
0
PrimeRonis :
Fake
2026-07-07 08:09:03
0
alishuuuuu :
@Gendijana__ @couple__el
2026-07-07 12:44:55
0
12345 :
🥰🥰🥰
2026-07-07 16:00:34
0
rony :
👏👏👏
2026-07-07 05:09:14
0
UÇK Gjakova 🇦🇱 :
Das ist gefährlich diese Route zu wählen ein kleiner Fehler schon bist du im knast die hassen uns immer noch
2026-07-07 10:13:37
0
Mergimtari_06 :
kushedi sa emra duhet te jene aty te autiritetet serbe mire e ka ky qe mos bjeni neper serbi
2026-07-07 17:10:27
0
abetare :
cfar ka me apelu .inistria e brendshne apo e jashtme. futjani masen e njejt balo. arrestoni edhe ju qe ne kufi me faj e pa faj . do e shifni se si do sjellet serbija . nese ne kufi sot serbia do arrestoj nje shqipetare, atehere edhe kosova po at dite le ta arrestoj nje serb.
2026-07-07 16:45:59
0
To see more videos from user @infolab24, please go to the Tikwm
homepage.