@topchanneltvalbania: Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye West dhe protestave të organizuara prej më shumë se një muaji. Në reagimin e tij, Rama hodhi poshtë pretendimet se shteti ka financuar koncertin me 50 milionë euro, duke i cilësuar ato si “shpifje”, ndërsa sqaroi se qeveria ka ndërhyrë vetëm me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit.