@zeri_al: Magjistari Agron Shehaj? Kreu i Mundësia shiti një pronë 251 m2 për 15 mln euro‼️ Deklarata e pasurisë së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është rikthyer në qendër të debatit gjatë seancës së sotme në Kuvend. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi është përjashtuar me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Shehaj u përmend nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili i kërkoi shpjegime për një transaksion të deklaruar ku një pronë 251 m² rezulton e shitur për 15 milionë euro. Sipas deklaratës së ndryshimit të pasurisë të depozituar, Agron Shehaj deklaron se në shtator të vitit të kaluar ka shitur një pasuri të paluajtshme, e përbërë nga truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 251 m², duke përfituar 15 milionë euro. Një shumë që duket shumë e lartë krahasuar me çmimet e zakonshme të tregut. Madje, kjo vlerë për metër katror nuk haset në asnjë vend të Europës dhe tejkalon ndjeshëm edhe çmimet e zonave më luksoze të qyteteve të mëdha europiane, si Milano. Vlera e deklaruar ka ngritur pikëpyetje për shkak të diferencës së madhe me çmimet e zakonshme të tregut, duke sjellë pyetje mbi burimin e transaksionit, përcaktimin e çmimit, dokumentacionin dhe identitetin e blerësit. Shehaj është kontaktuar ZËRI për një reagim, por deri në publikimin e materialit nuk ka dhënë përgjigje. #zeri #agronshehaj #prone #viral
ZËRI
Region: AL
Monday 13 July 2026 17:47:47 GMT
Music
Download
Comments
xhontopalli :
Ai te pakten i deklaron
2026-07-14 07:49:36
4
Ça_di_ti_per_vlonjatet :
brenda ne tiran i ke me 15 miljo euro. apartamentet
2026-07-13 23:06:53
6
Turi... :
Po kta tjert pse si per mendky e ka deklaru dhe i lum po kta tjer qe vetem vjedhin paesi permendi portal i shitur
2026-07-14 10:33:06
0
Parid Çili :
2026-07-13 20:30:24
1
🇦🇱Dj-A.P🇦🇱 :
nuk esht problemi sa e shiti,,po shife sa e Ka bler,,se nese e Ka bler 14 dhe e Ka shit 15 mundet,,po ta vlej 1 dhe ta shes 15 Ka dicka qe nuk shkon
2026-07-14 10:16:48
0
katerina@2025 :
Më punë të ndershme tha ky por dhe ne kemi punuar dhe punojmë 30 vjet në emigracion por me punë të ndershme nuk kemi bër pasuri
2026-07-13 22:22:11
4
Denis, AL :
15 miljon euro 💶 pupu cdon ky ne politik
2026-07-13 20:59:16
2
geni :
pirth pirth
2026-07-13 17:56:58
0
Alban :
hajduti
2026-07-14 02:58:07
0
Giuseppe :
Nuk ka politikan që ashtë i pasur të jetë i ndershem me sistemin ekonomik...Jeni gjith perfituas të postot tuaj!
2026-07-14 09:36:27
0
bandit66683 :
😳😳😳
2026-07-13 19:51:56
0
AMG 6.3 :
😡😡😡
2026-07-13 21:35:37
0
serjanmalia :
🥰🥰🥰
2026-07-14 10:30:59
0
To see more videos from user @zeri_al, please go to the Tikwm
homepage.