@plaku133: Orhan Halilaj lindi më 13 mars 1979 në fshatin Gllogjan, komuna e Deçanit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Irzniq. Prindërit Lan e Sharke Halilaj kishin shtatë fëmijë: pesë vajza e dy djem. Më 23 prill Orhan Halilaj u gjend në radhët e UÇK-së në mbrojtje të fshatit. Kohë pas kohe dëshmori shkon për furnizim me armë, ku ia mësyu Shqipërisë, rrugë kjo të cilën e kaloi disa herë së bashku me shokët nga Gllogjani Luan Nimanaj, Sadik Halilaj, Agim Selmanaj, Miftar Halilaj etj. Pas këtyre udhëtimeve, Orhan Halilaj mori pjesë në luftën që u zhvillua në Baballoq, kundër forcave ushtarake serbe ku u gjend në vijën e parë të fronit, e njëherësh edhe u plagos në kraharor, në të djathtë. U dërgua në Shqipëri për shërim, ku pas shërimit u kthye përsëri ndër radhët e luftëtarëve të UÇK-së. Këtu, në Gllogjan, ai dha kontributin e vet të pamohueshëm. Gllogjani ndodhej i rrethuar nga forcat serbe, të cilat posedonin artileri të rëndë dhe tanke. Orhani, ashtu si edhe djali i xhaxhait të tij, Enveri, ndodheshin ballë për ballë armikut, mu te shkolla fillore "Hasan Prishtina", aty ku Orhani kishte marrë mësimet e para. Është kjo dita e 11 gushtit kur edhe vriten të dy dëshmorët, mu te pragu i diturisë, në mbrojtje të vendlindjes dhe të atdheut nga një predhë tanksi e armikut. Duhet përmendur këtu edhe disa të dhëna të kësaj familjeje. Babai i Orhanit, Lan Halilaj, që në ditën e parë të sulmit në Gllogjan, u zu rob bashkë me 12 bashkëfshatarë, i keqtrajtuan, i dërguan në Burgun e Gjakovës dhe pas tre ditësh i liruan. Edhe nëna e dëshmorit Orhan Halilaj, Sharke Halilaj po këtë ditë rrahet nga forcat serbe deri në alivanosje.#brigada133 #kosova #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #deshmoreatdheut🇦🇱 #plakuuçk
PLAKU UÇK🇦🇱
Region: AL
Sunday 19 July 2026 17:07:54 GMT
Music
Download
Comments
adidasnike :
Lavdi Trimit 🤲🇦🇱
2026-07-21 14:36:38
0
janina456389 :
QOFSHIN NE XHENNET!
2026-07-20 12:10:53
0
HÆNA👑 :
krenar me ty agja jem edhe pse nuk e pata fat met njoft lavdi per jet🤲
2026-07-22 06:41:34
0
Gazmend Kyçyku :
LAVDI dhe PERJETESI 🇦🇱🇦🇱🇦🇱✌️
2026-07-21 16:21:30
0
Verim S Blakaj :
Orhan Lan Halilaj, 19-vjeçar nga Gllogjani, ishte një djalë i ri me zemër të madhe, që zgjodhi ta shkruante emrin e tij në historinë e lirisë me aktin më të lartë të sakrificës. Ai ra heroikisht duke mbrojtur nxënësit e shkollës së Gllogjanit, duke dëshmuar se për të jeta e fëmijëve dhe liria e atdheut ishin më të shtrenjta se jeta e tij.
Pata nderin ta kem bashkëluftëtar. Përtej betejave, na lidhnin edhe çastet e bukura të jetës. Kur shkonim në Shqipëri për armatim, këndonim bashkë, duke mbajtur gjallë shpresën dhe dashurinë për atdheun. Po ashtu, në odën e tij në Gllogjan, kënga dhe fjala e mirë na bashkonin si vëllezër armësh.
Orhani përveç që ishte luftëtar trim, por edhe një djalosh me shpirt fisnik, i dashur për shokët dhe i gatshëm të sakrifikonte gjithçka për popullin e tij. Rënia e tij në moshën 19-vjeçare mbetet dëshmi e guximit, burrërisë dhe idealit të pastër për liri.
Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Orhan Lan Halilaj! Kujtimi për të do të jetojë përherë në zemrat tona, ndërsa kënga që dikur e këndonim bashkë do të mbetet jehonë e miqësisë sonë dhe e idealit për të cilin ai dha jetën.
2026-07-19 18:59:57
6
Leme :
Respekte dëshmorit Orlando Lah Halilaj LAVDI 👏👏👏🍀🍀🍀🤲🤲🤲
2026-07-20 08:29:50
0
Ylli i Hanës🇦🇱🇦🇱 :
Lavdi🤲🌺🇦🇱
2026-07-19 18:28:32
1
Nebi kosova :
rrespekt oh trim 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
2026-07-21 14:33:14
0
user3485378586166 :
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱❤️❤️❤️♥️♥️♥️
2026-07-20 10:13:33
0
To see more videos from user @plaku133, please go to the Tikwm
homepage.