@sarandaweb: Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete të dëmtuara nga pemët dhe tendat e rrëzuara, 3 të lënduar Një stuhi e fortë ere dhe shiu, që zgjati vetëm disa minuta, shkaktoi dëme të shumta në qytetin e Sarandës gjatë mbrëmjes. Si pasojë e erës së fuqishme janë rrëzuar shumë pemë, tenda dhe objekte të tjera, duke dëmtuar dhjetëra automjete të parkuara në zona të ndryshme të qytetit. Në disa lagje pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë të kenë probleme me furnizimin. Një nga situatat më problematike u regjistrua pranë Portit të Limionit, ku një shtyllë elektrike është rrëzuar. Sipas banorëve të zonës, ekziston rreziku i kontaktit me rrymën elektrike dhe kërkohet ndërhyrje për sigurimin e vendit. Stuhia shkaktoi edhe të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar dëmtime, ndërsa tre prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Njëri prej të plagosurve u godit nga degët e një peme teksa lëvizte me motor. Gjatë gjithë natës, shërbimet emergjente dhe strukturat përgjegjëse punuan për largimin e pemëve dhe objekteve të rrëzuara nga rrugët, duke rikthyer qarkullimin në normalitet. Autoritetet vijojnë punën për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e plotë të energjisë elektrike në zonat e prekura. #stuhi #sarandë #sarande #sarandaweb

sarandaweb
sarandaweb
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 22 July 2026 07:54:12 GMT
9084
138
5
67

Music

Download

Comments

njazidibrani01
njazi Dibra 01 :
2026-07-22 13:37:06
0
umuseleme.boqi
Umuseleme Boqi :
Allahu Ekberr
2026-07-22 10:53:47
0
skenderi777.7777
SKENDERI777 7777 :
kur njerzimi del nga rruga vjen denimi dhe paralajmrimi nga i MADHI ZOT NUK.KENI PA GJË.AKOMA DO VINË DITË.EDHE MË TË VËSHTIRA 🙏🙏🙏🙏🙏🙏
2026-07-22 08:02:30
2
To see more videos from user @sarandaweb, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About