Klea.🫐 :
Barazia gjinore nuk matet me atë nëse një grua mund të punojë në ndërtim apo jo. Barazia do të thotë të drejta, mundësi dhe respekt i barabartë, jo që çdo njeri duhet të bëjë të njëjtën punë.
Edhe për humor, kjo video përforcon një stereotip të gabuar. Gruaja që mori pjesë, pa dashje, ul jo vetëm veten, por edhe shumë gra të tjera.
Gratë mbajnë shtatzëninë për 9 muaj, lindin fëmijë, kalojnë dhimbjet e lindjes, rikuperimin pas lindjes dhe shpesh depresionin pas lindjes. Kanë menstruacione çdo muaj, ndryshime hormonale dhe, në shumë familje, mbajnë edhe pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët. Pavarësisht të gjitha këtyre, shumica vazhdojnë të punojnë, të ndërtojnë karrierë dhe të mbajnë përgjegjësi çdo ditë.
Prandaj, një video ku barazia "provohet" vetëm duke futur një grua në një punë fizike nuk tregon çfarë është në të vërtetë barazia. Të dyja gjinitë kanë forca dhe sfida të ndryshme, por kjo nuk i bën të drejtat e njërës palë më pak të vlefshme se të tjetrës.
2026-07-25 16:17:41