@joq: Sezoni turistik vazhdon, por bashkë me pushuesit rikthehen edhe denoncimet për abuzimet pa fund në bregdetin shqiptar. Këtë herë në shënjestër është Plazhi i Pasqyrave, një nga destinacionet më të frekuentuara në jug të vendit, ku etja për fitim duket se ka lënë pas çdo standard. Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar një praktikë që, sipas tij, është mashtrim i pastër ndaj pushuesve. Ai tregon se ka paguar 3 mijë lekë të rinj për një set shezlongësh në vijën e parë, me idenë se do të kishte pamjen dhe hapësirën që i ishte premtuar. Por, pak më vonë, operatorët e plazhit vendosën një rresht tjetër shezlongësh përpara tij, duke ia zhdukur menjëherë privilegjin për të cilin kishte paguar. Pra, ajo që iu shit si "vija e parë", brenda pak minutash u shndërrua në një rresht të zakonshëm, ndërsa biznesi vazhdoi të mbushte plazhin me shezlongë të rinj, vetëm për të arkëtuar sa më shumë para. Qytetari e cilëson këtë një mashtrim të hapur ndaj turistëve dhe pushuesve, duke ngritur pyetjen: Pse paguhet më shtrenjtë një shërbim që nuk ofrohet? Fenomene të tilla po dëmtojnë jo vetëm xhepin e qytetarëve, por edhe imazhin e turizmit shqiptar. Në vend që të respektohen hapësirat, rregullat dhe klientët, shumë operatorë zgjedhin të shfrytëzojnë çdo metër katror të rërës për më shumë fitim, pa u shqetësuar për cilësinë e shërbimit apo transparencën. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse vijojnë të mungojnë, duke lënë terren të lirë për abuzime që përsëriten verë pas vere. Pushuesit paguajnë çmime gjithnjë e më të larta, por në këmbim marrin gjithnjë e më pak. Kjo nuk është mikpritje, por një mënyrë për të zhvatur turistët në kulmin e sezonit.

JOQ Albania
JOQ Albania
Open In TikTok:
Region: AL
Saturday 25 July 2026 10:52:30 GMT
563925
6373
414
961

Music

Download

Comments

plakoplakonishi
plakoplakonishi :
Mos shkoni nje vit dhe shiko si i ulin mas nje viti
2026-07-25 10:56:03
782
epus_boattrip
EPUS_BEACH_BAR_RESTORANT :
hajdeni ne borsh parkim falas shezllona falas
2026-07-25 14:29:03
219
urimsefa
Urim Sefa :
merr policin ne telefon esht shum e thjesht
2026-07-25 11:18:19
79
b3gmai
Bruna 25 3 ♈🇦🇱 :
mos shkoni. pse te ju vjedhin parat mos shkoni
2026-07-25 11:34:14
42
teli.mihani
Teli Mihani :
Kur qeverisin hajdutët çfar të bësh
2026-07-25 11:16:07
27
arjansanxhaku495
arjansanxhaku495 :
MOS SHKONI MA MIRE NE ULQIN
2026-07-25 12:11:09
22
ervincupi351
Ervin cupi :
ai vend duhet te jete publik Cader me vete dhe kaq
2026-07-25 11:03:41
63
zenel.detka
Neli&Detka isufi :
Pse po shkoni? Une nuk shkoj me aty Edhe fal te me ofeojn
2026-07-25 12:34:14
19
nsnns718
Drita :
Mos e teproni se kudo qe tshkojsh neper bot paguhen kto gjona, kur se ke hallin mos shko, jne vet kam qen ne pushim ne durrs, vlore dhe sarande nga dy net ama sme ka pengu sepse edhe standarti i jeteses ka hyp nuk esht asgje e si perpara.. keshtu qe mos u ankoheni o njeres, se qejfi bohet me para
2026-07-25 12:24:42
12
albanewyork0
albanewyork0 :
Nuk eshte me detyrim te shkosh , nga velipoja ne Ksamil i ke edhe nja 100 plazhe tjera si te duash
2026-07-25 21:39:54
6
albothelast
🥷 :
kabul
2026-07-25 11:15:16
20
blu9630
3006 :
I nderuar, mos u anko per cmimet, eshte ne dore tende ta frekuentosh me ate vlere apo jo. Askush nuk ju detyron te merrni shazllon, ku pak metra me tutje sic duket dhe ne video ke vend per cadren tende.
2026-07-25 15:38:56
13
une_727
user :
po pse shkoni more, bojkotoni, mos u ankoni kot
2026-07-25 14:31:17
16
userr3214509
user :
Mos shkoni, bojkotojini
2026-07-25 14:42:20
5
a.1239ksjsk
A.123 :
Kta nuk DIN me majt Tourist
2026-07-25 19:10:34
13
fisnik930
fisnik :
kan mi humbe turistat,
2026-07-25 21:27:11
5
enea747
Enea Filipi :
mos shko qe te ulin cmimet
2026-07-25 18:03:29
9
skenderbegu8
Skenderbegu :
o mos shkoni mo kurr njet o shoq , greqi turki , ski ksi probleme , kurr njet mos shko mo nshqipni si une
2026-07-25 11:28:36
10
balikatravella4
Bali katravella :
Qa po shkoni
2026-07-25 14:40:57
5
ferguson.utd
Ferguson2025 :
Un kam mbi 10 vite qe nuk shkel me ne plazhet e Sarandes vetem nga sherbimi skandaloz qe ofrojne edhe pse plazhet me pelqejne shume.Pa rregulluar sherbimin nuk vete me.
2026-07-25 13:27:42
5
ishki777
Ishki :
Absolut hera e fundit që vij në Shqipëri. Kam ardhur çdo vit përpara se ta zbulonte turizmi, ndërsa tani po paguaj dyfishin e çmimeve që paguaj në Suedi.
2026-07-25 20:27:47
11
ateamuslia
Atea Muslia :
Me aq leke sa harxho ne shiperi me mire beni plazh jashte vendit dhe kenaqeni me shume.vertet eshte per te ardhur keq ..
2026-07-25 12:55:31
9
bayern.munchen094
BAYERN MUNCHEN :
nuk jam aq i pasur sa te bej pushime ne shqiperi...
2026-07-25 15:35:56
5
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About