@bcm4_wild_everywhere: Limited Express Hakutaka No. 15 passes through 160 km/h Japanese express train blasting through a snowy station! The sound is insane 😱 Train: Hakutaka 681 Series #japan #trains #speed" #Japan #TrainTok #Hakutaka #ExpressTrain #Speed #ASMR #Snow #BulletTrain #JDM #usatiktok #tunnel #railwayvideo #fyp

Wild Everywhere
Wild Everywhere
Open In TikTok:
Region: US
Sunday 09 August 2026 22:40:00 GMT
7495
64
2
3

Music

Download

Comments

gregoria.avila61
Gregoria Avila :
Po
2026-08-09 22:53:50
1
gregoria.avila61
Gregoria Avila :
co
2026-08-09 22:53:11
0
To see more videos from user @bcm4_wild_everywhere, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

REAGIM PUBLIK Arsim Beqiraj – Pronar i Restaurant Liqeni i Dukagjinit Unë, si pronar i Restaurant Liqeni i Dukagjinit, zhvillimet e fundit lidhur me KRU “Gjakova” dhe çështjen e restorantit i kam pritur me shqetësim të madh. Dëshiroj ta bëj të qartë se ne jemi të hapur për një inspektim të plotë dhe gjithëpërfshirës të objektit dhe të gjithë dokumentacionit përkatës. Nuk kemi asgjë për të fshehur dhe kërkojmë që çdo vlerësim të bëhet mbi bazën e fakteve, dokumenteve dhe ligjit. Objekti i restorantit daton që nga viti 1983. Sipas dokumentacionit tonë, çështja e rrjetit të ujërave të zeza dhe vendndodhjes së objektit në zonën e tretë, në anën e kundërt të liqenit, duhet të shqyrtohet në tërësi, duke marrë parasysh edhe kontratat dhe marrëveshjet përkatëse. Ne kemi kontratë dhjetëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për dhjetë vjet të tjera, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë dhe marrëveshjeve me institucionet përkatëse. Pas tetë vitesh veprimtari dhe investimesh që kapin miliona euro, është jashtëzakonisht e rëndë për ne të përballemi me mundësinë e rrënimit të këtij biznesi pa na u bërë të qarta faktet, arsyetimi dhe baza ligjore që do ta justifikonin një masë të tillë. Ne nuk kërkojmë privilegje dhe nuk pretendojmë të jemi mbi ligjin. Kërkojmë drejtësi, transparencë dhe vendimmarrje të bazuar në prova konkrete. Ne, si vëllezër, kemi jetuar dhe punuar në Zvicër, por në vitet 1998–1999 jemi kthyer në atdhe, me dëshirën për të qenë pranë vendit tonë dhe për të kontribuar në të ardhmen e tij. Pas luftës, kemi vazhduar të ndërtojmë jetën dhe biznesin tonë me punë të ndershme, mund dhe djersë, duke përmbushur obligimet tona ndaj shtetit. Prandaj, pas gjithë këtyre viteve sakrificë, investimesh dhe përkushtimi, të përballemi sot me një situatë që e konsiderojmë të padrejtë është jashtëzakonisht e rëndë për ne si familje dhe si biznes. I bëj thirrje ministres Fitore Pacolli dhe të gjitha organeve kompetente që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitetin maksimal dhe në përputhje të plotë me ligjin. Çdo pretendim për shkelje duhet të mbështetet në fakte dhe argumente të verifikueshme, ndërsa çdo vendim duhet të jetë i arsyetuar dhe i bazuar në procedura të rregullta ligjore. Pretendimet e pabazuara nuk duhet të dëmtojnë padrejtësisht një biznes, investimet e tij dhe njerëzit që varen prej tij. Ne besojmë fuqishëm në institucionet dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe presim që drejtësia të vihet në vend. Ne nuk jemi urë e askujt dhe as nuk do të bëhemi kurrë. Qëndrimi ynë është i pavarur dhe i bazuar në të drejtën për të kërkuar trajtim të barabartë para ligjit. Në këtë biznes, prej tetë vitesh, janë të punësuar rreth 65 punëtorë. Përtej tyre janë edhe familjet e shumta të fermerëve dhe furnizuesve nga fshatrat përreth, të cilët sigurojnë të ardhura përmes produkteve që furnizojnë restorantin. Prandaj, pasojat e çdo vendimi nuk prekin vetëm pronarët e biznesit, por një rreth shumë më të gjerë njerëzish dhe familjesh. Për këtë arsye, u bëj thirrje edhe një herë inspektoratit dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që shqetësimet tona t’i marrin seriozisht, të shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin dhe të sigurohen që asnjë masë të mos merret pa bazë të qartë ligjore dhe pa u vlerësuar të gjitha rrethanat e çështjes. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim institucional, inspektim dhe sqarim të çdo paqartësie. Ajo që kërkojmë është e thjeshtë: drejtësi, transparencë dhe respektim të ligjit. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por as nuk do të heqim dorë nga e drejta jonë për ta mbrojtur biznesin, investimet dhe familjet që varen prej tij. Me respekt, Arsim Beqiraj Pronar i Restaurant Liqeni i Dukagjinit

About