Astrit Rustemi :
Këtë vit pata fatin me i kalu pushimet edhe në Durrës, Shqipëri, edhe në Jesolo, Itali. 🇦🇱🇮🇹
Më vjen jashtëzakonisht keq kur e shoh se çfarë mundësish ka Shqipëria, e sa pak po i shfrytëzojmë. Për nga plazhi, Jesolo nuk ka ndonjë dallim të madh prej Durrësit. Por ajo që e bën Jesolon me shkëlqy është pastërtia. Ndërsa në Durrës, fatkeqësisht, sheh shumë mbeturina në plazh e përreth. 😔
E Shqipëria ka shumë më shumë për me ofru. Lokalet, restoranet, ushqimi, mikpritja, atmosfera… për mendimin tim, janë shumë më të mira se në Jesolo.
Por nëse duam që Shqipëria jonë të bëhet edhe më e bukur dhe turistët të kthehen përsëri, duhet me fillu prej një gjëje shumë të thjeshtë: pastërtisë.
Këtë nuk mundet me e bo vetëm shteti, komuna apo bizneset. Duhet me e bo secili prej nesh. Mos me hedh mbeturina, me e respektu vendin tonë dhe me e lanë të pastër edhe për tjetrin.
🇦🇱 Shqipëria i ka krejt çka i duhet. Veç duhet bashkë me u kujdes për të. ❤️
2026-08-07 20:51:49