@baliskitchen: ✨ Sekreti që kajmakçina të dalë si djathë? Kjo recetë tradicionale është aq e mirë sa shkrihet në gojë! 🤍 @Qumështorja Drena Përbërësit: 🥚 14 vezë 🥄 14 lugë gjelle sheqer Rrihi mirë me tel kuzhine derisa masa të bëhet e shkumëzuar. Më pas shto 2 litra qumësht Drena me 3.5% yndyrë. 🥛 Për një kajmakçinë të butë, me shije të pasur dhe strukturë perfekte, zgjedh gjithmonë qumështin Drena. Cilësia dhe yndyra e tij natyrale bëjnë gjithë ndryshimin në rezultatin final. Përzieje edhe një herë dhe kaloje masën në kullesë. Hidhe në tepsi. Furrën parangrohe në 250°C. Sapo ta fusësh kajmakçinën në furrë, ule temperaturën menjëherë në 140°C dhe piqe për 1 orë. Kujdes, mos e lejo të marrë valë. Pas pjekjes, lëre të ftohet plotësisht dhe vendose në frigorifer. Kur të jetë ftohur mirë, shijoje çdo kafshatë! 😍 #fyp #viral