@hap__syte: Bryan Johnson u bë viral pasi publikoi një video ku tregon trajtimin e pazakontë që ndjek për të mbrojtur atë që ai e quan me humor “fija ime e fundit e flokut”. Kjo është pjesë e projektit të tij Blueprint, një program shumë i kushtueshëm që synon të ngadalësojë plakjen biologjike përmes dietës, analizave të vazhdueshme, trajtimeve dhe metodave eksperimentale. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin e njerëzve. Disa e panë si një shembull të përkushtimit ekstrem ndaj shëndetit, ndërsa të tjerë e konsideruan si luks dhe obsesion të tepruar. 💬 Po ju, a do të shpenzonit mijëra dollarë vetëm për të ruajtur një fije floku? #viralvideo #foryou #albania #hapsyte