@piranjatnews: Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund të vitit 2026. Vetëm dje, ai prezantoi përmes një videoje në rrjetet e tij sociale avionin e parë shiqptar zjarluftues, Air Tractor, një avion i specializuar me një motor turboprop, i projektuar kryesisht për përdorim në bujqësi, spërkatjen dhe trajtimin e kulturave bujqësore nga ajri, si edhe në luftën kundër zjarreve. Por ky nuk është premtimi i pare! Që prej janarit 2023, qeveria ka premtuar blerjen e avionëve zjarrfikës. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, Rama deklaroi se dy avionë do të ishin në dispozicion që në verën e atij viti. Në dhjetor 2025, kryeministri tha se avionët ishin porositur. Tashmë afati është shtyrë sërish, këtë herë në fund të vitit 2026. Ndërsa premtimet vijojnë të përsëriten dhe Shqipërisë, për herë të parë, i shtohet flotës së mjeteve zjarrfikëse një avion me kapacitete të kufizuara, ndryshe nga avionët Canadair që përdoren nga shërbimet e emergjencës civile në vendet fqinje dhe në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, zjarret vazhdojnë të përfshijnë pyje, kullota dhe sipërfaqe të tjera të vendit. Vetëm nga 22 qershori deri në fillim të korrikut të këtij viti janë regjistruar 160 zjarre në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, 127 raste kanë përfshirë bimësi, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane, ndërsa 33 kanë qenë zjarre urbane. Përmasat e dëmit shfaqen edhe në të dhënat satelitore. Sipas hartëzimit të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), në Shqipëri u dogjën rreth 46.600 hektarë territor gjatë vitit 2024. Shqipëria vijon të përballet me të njëjtin problem çdo vit: më shumë menaxhim pas rënies së zjarrit sesa investim në parandalim. Ajo që e bën situatën problematike është analiza e shkaqeve se përse bien zjarret. Temperaturat e larta, thatësira dhe era janë faktorë natyrorë që ndikojnë në përhapjen e zjarreve. Megjithatë, ato nuk përbëjnë burimin e ndezjes. Janë thjesht elementët që e bëjnë një vatër të vogël të shndërrohet në një zjarr masiv. #piranjat #edirama #zjarretnëshqipëri
Piranjat News
Region: AL
Thursday 06 August 2026 16:45:47 GMT
Music
Download
Comments
. :
ku jan lekt e zjarrfiksave si u tha kryetarve te bashkive
2026-08-15 10:30:47
0
user1616161616 :
Rama krihet shipria digjet shitet vidhet shkatrrohet se kështu do ky
2026-08-06 16:58:43
0
Ilir Shkembi221 :
po i ka mashtuar shiptaret po ku eshte adut me i madh
2026-08-06 21:28:09
0
qilam :
rama krihet fshati digjet
2026-08-06 17:37:52
0
G..B_97-70🇬🇧🇬🇧🇬🇧 :
Akoma po digjet Dajti nga pjesa lindore e tije dhe sot qe po flasim e asnje lloj helikopteri su pa gjekundi 😂😂😂🤔🤔🤔
2026-08-06 16:54:15
0
Fatos Matranxhi :
tradhetar ⚠️⚠️
2026-08-06 19:06:52
0
To see more videos from user @piranjatnews, please go to the Tikwm
homepage.