@euronews.al: Deklarata e Zelenskyt kundër Kosovës, hiqet flamuri gjigant ukrainas nga qendra e Prishtinës Për shkak të deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kundër pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës ka larguar një flamur me mbishkrimin “Free Ukraine” (Liri për Ukrainën). “Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një postim në rrjetet sociale. Flamuri ishte vendosur në qendër të Prishtinës pas shpërthimit të luftës, në shenjë solidariteti me Ukrainën. Rama tha se populli i Kosovës gjithmonë solidarizohet me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekuptim sepse “e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”. “Por, asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, shtoi ai. Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës dhe tha se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Udhëheqësi ukrainas tha se shteti i tij i është mirënjohës Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë – të cilën Rusia e ka aneksuar paligjshëm më 2014. Ndonëse Kievi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Prishtina i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Vendi po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të luftës. Shqipëria i reagon Zelenskyt: Barazimi i Kosovës me një situatë tjetër ndërkombëtare është i gabuar Lidhur me deklaratën e Zelenskyt ka reaguar edhe Shqipëria. Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë e ka cilësuar të gabuar çdo përpjekje për të tërhequr paralele mes Kosovës dhe situatave të tjera ndërkombëtare. “Nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim në këtë pikë: çdo përpjekje për të tërhequr paralele apo për të barazuar Kosovën me ndonjë situatë tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe krejtësisht e pasaktë”, tha Ministria në reagimin e 9 gushtit.#fy #videoviral #euronewsalbania
euronews_al
Region: AL
Sunday 09 August 2026 11:42:59 GMT
Music
Download
Comments
Gentjan Meta :
Flamuri i shqipris duhet ven aty
2026-08-09 12:06:42
2593
kosova_dardania🇽🇰 :
Ukraine is Russia 🇽🇰🤝🏻🇷🇺
2026-08-09 13:40:50
1114
Drilon :
prandaj duhet te jemi te lidhur Kosove Shqiperi sepse askush nuk na do.
2026-08-09 11:45:06
4552
ch.kosova :
aty vetem flamuri UÇK duhet
2026-08-09 13:38:13
874
Dom Feti :
Nuk arrini ta kuptoni se asnje shtet nuk na e do te miren ? Vetem Shqiperine keni ne krah se jemi nje gjak e nje Komb , ai flamur meriton te vendoset aty !!!
2026-08-09 13:26:48
109
hektor :
Digjeni ta shikojne te gjithe
2026-08-09 11:52:38
188
pitememishmace :
qeveria ka thon jo populli po as ukrainen nuk e du shum po as rusin
2026-08-09 19:15:54
0
Kiuu :
pash Zotin qitne ni Foto t Putinit aty
2026-08-09 12:28:13
3017
mendi :
pa kjo ska dufte kure mu vendos .
2026-08-09 11:55:55
318
🧸🔥🧸 :
Kshtu duhet te jemi bashkuar e lidhur mes veti kunder atyre qe sna duan e jo si partit ne kuvend 🖐👏🙏
2026-08-09 17:47:11
1
C-B-S-Team :
ukraine is Russia
2026-08-09 17:20:10
22
ilegali😎 :
imagjinon pak sa te ndyra jane ato 3 shtete, serbi rusi ukrahin sa kur skan me ke luftojne i bijne njera tjetres
2026-08-09 21:56:14
1
valdett :
Shume mire qe e hoqet, pasi ukraina nuk na njeh
2026-08-10 12:19:16
3
karpooos :
Now they wanna do this 😂😂😂
2026-08-09 17:29:56
1
Optimise Technology :
Respekti, vlersimi, interesi duhet te jet rrug e dyanshme ose rrug e mshelun.
2026-08-09 19:59:31
1
louis de funes :
vendosni ate te palestines ose te turqise
2026-08-09 12:39:43
8
Al3kc :
Seid ihr jetzt für Russland 🤣🤣🤣
2026-08-09 21:10:56
5
R€$P€CT€R :
Mos harroni dhe flamurin e palestines
2026-08-09 12:14:38
86
Berti Xhaferi :
digjeni ta shikoje gjithe bota
2026-08-09 11:58:03
181
👍 :
Armiku i vjeter nuk behet mik I ri
2026-08-09 21:47:01
13
##$$$## :
veq flamuri i USA e meriton me qene aty asnje tjeter.
2026-08-09 12:35:54
262
rrakapingjo :
aty duhet me ngrit flamurin Kombtar
2026-08-09 12:49:44
53
uk.uk.001 :
Po flamurin e palestineve pse i perkrahni
2026-08-09 13:51:08
6
To see more videos from user @euronews.al, please go to the Tikwm
homepage.