@botaislame24: Xhamia Qendrore e Prishtinës po merr gjithnjë e më shumë formë. Pas një periudhe të gjatë të shoqëruar me pengesa dhe vonesa, objekti që pritet të jetë një ndër simbolet e reja të kryeqytetit po shfaq çdo ditë e më shumë pamjen dhe madhështinë e tij. E cilësuar shpesh si “Bukuroshja e Prishtinës”, xhamia pritet të jetë një prej ndërtesave më të veçanta të qytetit.