@selefi.al: 💎 Si falet namazi i eklipsit? 🎙 Shejkh Sulejman err-Rruhajlij Përgjigje: Namazi i eklipsit falet me xhemat në xhami. Është sunet të falet me xhemat në xhami. Pas namazit pëlqehet të mbahet hutbe, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Ky namaz përbëhet prej dy rekateve. • Në rekatin e parë lexohet me zë Surja el-Fatihah dhe një Sure tjetër e gjatë, qoftë eklipsi gjatë natës apo gjatë ditës. • Më pas bie në ruku dhe qëndron gjatë. • Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë "Semi'Allahu limen hamideh dhe Rabbena lekel-hamd". • Pas kësaj lexon përsëri Suren el-Fatihah dhe një Sure tjetër të gjatë. Pra, nuk shkon direkt në sexhdeh, por lexon Fatihanë dhe një sure të gjatë. • Pastaj shkon përsëri në ruku dhe qëndron gjatë. • Më pas, ngrihet nga rukuja [me "Semi'Allahu limen hamideh dhe Rabbena lekel-hamd"]. • Pastaj shkon në sexhdeh dhe bën dy sexhdeh të gjata. • Pas kësaj, e fal rekatin e dytë siç fali rekatin e parë. • Pastaj bën teshehhudin dhe jep selam. Kjo mënyrë e të falurit të tij është sunet. ● Por nëse e fal siç falen namazet nafile zakonisht, me nga një ruku në çdo rekat, namazi është i saktë. ● Po ashtu, nëse e fal me tre ruku në çdo rekat, namazi është i saktë. Por sunet është të falet siç e përmendëm. 💻 Përktheu: Servet Mata ▶️ Video në Youtube: https://youtube.com/shorts/WvkxyKub0Pw?feature=share 🔗 Artikulli në web: https://selefi-al.com/articles/si-falet-namazi-i-eklipsit Na ndiqni: 🌐selefi-al.com 📱Telegram📱Facebook📱Instagram📱WhatsApp📱TikTok📱YouTube
selefi.al
Region: AL
Wednesday 12 August 2026 16:23:52 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @selefi.al, please go to the Tikwm
homepage.